19 Mars 2024

Policia kufitare parandalon edhe një rast kontrabande me kafshë

Prishtinë, 23 nëntor - Pas pranimit të një informate për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit, zyrtarë policorë nga  Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vermicë, menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe dje rreth orës 15:00 është ndaluar një kamion.

Gjatë kontrollit të kamionit me targa vendore, janë hasur njëzet e pesë viça që dyshohet se janë kontrabanduar.

Policia ka identifikuar tre persona që dyshohet të janë marrë me këtë veprimtari, ata janë: A.K., (viti i lindjes 1980), K.B., (viti i lindjes 1976) dhe R.R., (viti i lindjes 1994).

Gjatë procedurave policore është kuptuar se kafshët (viçat) e gjetura në kamion ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt.
 
 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)