20 Prill 2024

Përurohet vazhdimi i punimeve për rregullimin e shtratit të lumit Klina

Skenderaj, 26 gusht - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot ka vizituar  Skenderajin, ku bashkë me kryetarin e komunës, Bekim   Jashari, kanë përuruar fillimin e punimeve për vazhdimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit “Klina”, projekt ky që MMPH ka përkrahur vitin e kaluar me 200 mijë euro kurse këtë vit me 300 mijë euro.

Me këtë rast Ministri Matoshi deklaroi që  për të është nder i vecantë dhe kënaqësi që në kuadër të shumë projekteve që MMPH financon në komunën e Skenderajt është edhe ky projekt jetik për qytetin e Skenderajt.

“Ky projekt në këtë vend ku po vazhdon sot ka edhe një simbolikë sepse këtu është edhe ura dhe rruga që na dërgon në Prekaz.  Skenderaji nuk është vetëm i Bekim Jasharit dhe qytetarëve por i gjithë shqiptarisë, vëmendja dhe përkushtimi i MMPH-së në projekte ambientale për këtë komunë, ka qenë jashtëzakonisht i madh dhe do jetë edhe në të ardhmen sepse këtu frymëzohen fëmijët tanë dhe secili shqiptar që vjen në këtë  pjesë për të bërë punë të mira për vendin”, ka deklaruar Ministri Matoshi.

Matoshi po ashtu ka deklaruar që shpreson që trajtimi i këtij lumi do jetë shumë i mirë edhe nga vetë banorët, do ketë një përkujdesje të vazhdueshme të autoriteteve komunale në mënyrë që edhe pas  përfundimtar të projektit të mësohemi dhe të jetojmë me lumenjë të pastër dhe pa mbeturina.

Nga ana tjetër kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është shprehur falënderues për përkrahjen e madhe që Ministri Matoshi dhe MMPH po i japin Komunës së Skenderajt në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe mjedisit në përgjithësi.

“Ky lum ka qenë tmerrësisht në gjendje katastrofale por që falë bashkëpunimit të mirë që kemi me Qeverinë dhe Ministrinë e ambientit, po punojmë cdo ditë e më shumë për ambientin dhe lumenjtë tanë", ka deklaruar Kryetari Jashari.

MMPH në Skenderaj këtë vit përveq këtij projekti financon edhe 7 projekte tjera, të cilat në total kapin vlerën prej 1.5 milion euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)