16 Prill 2024

OEK: Vreshtarëve do t’ua shesim rrushin

Prishtinë, 29 tetor - Vreshtarët e Rahovecit këtë vit dështuan ta shesin rrushin dhe nuk gjetën asnjë ndihmë apo alternativ. Mirëpo përfaqësues të vreshtarëve edhe të Odës Ekonomike të Kosovës nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që në të ardhmen Oda do t’ua shet rrushin dhe do të interesohet për problemet e vreshtarëve. 


Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu iu shfaqi vreshtarëve atë se çka mund të bëjë për ta. Ai tha se do të krijohen hapësira më të favorshme dhe nuk do të lejojnë që të përsëritet vjeshta që e lamë pas dhe do ë bëjnë promovimin e rrushit dhe për të treguar kualitetin e rrushit që vije nga ky vend.


“Ne do të krijojmë disa minibodrume të verës, dhe do të prodhohet një verë e cilësisë së lartë dhe ajo do të jetë konkurruese e fortë në tregun e jashtëm. Sektori i bujqësisë është më i përshtatshmi dhe po ky sektor duhet të jetë synim i qeverisë për t’u investuar”. 


Sipas tij vetëm ky sektorë është serioz në shtrije apo hapje të vendeve të reja të punës, ku në vendin tonë çdo vit janë 25-30 mijë të rinj të aftë për punë.


Ndërkaq Kryetari i shoqatës së vreshtarëve, Labinot Shehu, ka thënë se tërë Rahoveci është në kolaps, pasi dështoi në shitjen e rrushit të sivjetmë. Ai ka shtuar se Kosova vetëm rrushin apo perime mund të eksportojë për momentin,  që sipas tij duhet t’i kushtohet një rëndësi më e veçantë këtij sektori.


Po ashtu ai ka përkrahur mendimin e Gërxhaliut, duke shtuar se ata nuk dëshirojnë të mbesin monopol i dy bodrumeve të verës.
“Ne nuk dëshirojmë të mbesim monopol i vetëm 2 bodrumeve të verës, por ne dëshirojmë të ndërtojmë minibodrume dhe të kem mundësi të prodhojmë dhe të tregojmë kualitet”, ka pohuar ai.


Gërxhaliu, ka theksuar se në Rahovec ka pasur një grup ekspertësh nga gjermania,  ku kanë bërë ekspertizën e tokës së Rahovecit dhe kanë konstatuar se toka e këtij vendi është ndër më të favorshmet për prodhimin e rrushit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)