28 Mars 2024

Nga sot nis festivali i vjeljes së rrushit "HardhFest

Prishtinë, 7 shtator - Sot në qytetin e Rahovecit mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të Vjeljes së Rrushit "HardhFest".

Ky festival tradicional, i cili organizohet dhe mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe nga Komuna e Rahovecit, do të  jetë i hapur deri më 10 shtator.

Ndërkaq gjatë kësaj kohe prodhuesit e rrushit dhe verës do të  kenë mundësinë e promovimit të produkteve të tyre.

Ndryshe, MBPZHR-ja gjatë  këtij viti ka investuar edhe në  hapësirën në të cilën do të organizohet festivali, vend ky i cili mund të shfrytëzohet edhe për shitjen e prodhimeve bujqësore nga fermerët e kësaj ane edhe pas përfundimit të festivalit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)