28 Mars 2024

Nesër fillon faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinor në Prishtinë

Prishtinë, 22 gusht - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nesër fillon faza e pestë e Dezinsektimit Hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Edhe këtë herë do të dezinsektohet sipërfaqja prej 6200 hektarësh, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.

Dezinsektimi bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 23:30, nëpër lagjet e caktuar sipas datave të mëposhtme:

23.08.2018: Parku i Qytetit, Qyteza Pejton, Qendra e Qytetit, Lagja e Muhaxherëve, Vellusha (blloqet; shtëpia e pleqve), Tophane; 

24.08.2018: Dardani, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona Industriale, Kazerma “Adem Jashari”;

25.08.2018: Prishtina e re (Veternik, Qendresa, NIC), Kodra e Trimave dhe Vneshtat

26.08.2018: Bregu i Diellit, Lagja e Spitalit, Kalabri, Kolovicë dhe Kolovicë të re;

27.08.2018: Taslixhe, Velani, Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahçe

28.08.2018: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë (e epërme dhe e poshtme), Besi, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll;

Në rast të reshjeve të shiut, puna ndërpritet për të vazhduar ditën në vijim, kur kushtet atmosferike janë të favorshme.

Gjatë kohës së Dezinsektimit, qytetarët duhet t`i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda. Gjithashtu, duhet t’i kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi për së paku një orë. Apelojmë tek shoqatat e bletarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.

Monitorimi i këtij aktiviteti nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët do të japim maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)