24 Prill 2024

Neser, fillon deratizimi pranveror

Prishtinë,16 prill - Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar procesin e deratizimit pranveror eleminimit të brejtësve i rrjetit të kanalizimit, bodrumeve dhe garazhave publike nëpër lagjet e Prishtinës.

 

Ky process ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.


Bashkëpunimi i qytetarëve në këtë aktivitet është shumë i rëndësishëm. Prandaj, lusim qytetarët të na përkrahin në mënyrë që ky aktivitet të realizohet me sukses. 

 

Kërkohet nga qytetarët që ti hapin dyert e podrumeve dhe garazhave në mënyrë që të sigurohet qasje e lehtë në këto hapësira, derisa monitorimi i këtij procesi do të jetë i vazhdueshëm. 

 

Orari i deratizimit nëpër lagje:

Lakërishte dhe Dardani / 17 – 22 prill Ulpiana / 23 – 25 prill Kodra e Diellit, Aktashi / 26 – 29 prill Qendra e Qytetit me garazha / 30 prill – 2 maj Vellusha , Blloku I I-rë, dhe i II-të / 03 maj Tophane, Ndërtesat te Fusha e Pajtimit / 04 maj Trajtim plotësues sipas nevojës / 06 maj

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)