20 Prill 2024

Nënshkruhet Memorandum për ruajtjen e Rrëqebullit Ballkanik

Pejë, 3 korrik - Organizata ERA nënshkroi Memorandum mirëkuptimi me Komunën e Pejës, Istogut, Deçanit, Junikut dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës me qëllim të bashkëpunimit midis palëve për ruajtjen e Rrëqebullit Ballkanik dhe habitatit të tijë.

Si rezultat, Këshilli Prokurorial i Kosovës cakton një prokuror koordinator për rastet e mbrojtjes së mjedisit dhe natyrës për Prokuroria Themelore në Pejë.

U nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit me Komunen e Pejes, Istogut, Deçanit, Junikut dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ky bashkëpunim ka për qëllim mbrojtjen dhe ruajtjen e resurseve natyrore, duke siguruar një angazhim afatgjatë për arritjen e objektivave të përbashkëta, në veçanti të ruajtjes së Rrëqebullit të Ballkanit, habitateve të tij dhe specieve të gjahut në Kosovë.

Vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi është marrja e obligimit nga ana e Këshillit Prokurorial të Kosovës për caktimin e një prokurori koordinator për rastet e mbrojtjes së ambientit dhe mjedisit natyror për Prokurorinë Themelore në Pejë.

Ky Memorandum do te mundësojë kombinim e burimeve njerëzore në monitorimin e jetës së egër, rritjen e ndërgjegjesimit, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit. Këshilli Prokurorial zotohet që lëndët e krimeve mjedisore të trajtohen me prioritet nga ana e prokurorëve konform detyrave dhe përgjegjësive të tyre.

ERA ka për qëllim ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit natyror në tërësi, ku një rëndësi të veçantë zënë të gjitha mjediset në të cilat gjenden kafshët e egra, specia e Rreqebullit të Ballkanit në Kosovë dhe habitatet e tyre.

Faleminderojm Kryetarin Agron Kuçi, Kryesuesin Bahri Hyseni, Kryetarin Bashkim Ramosaj, Kryetarin Gazmend Muhaxeri, Kryetarin Haki Rugova që në kohe pandemie mundësuan nënshkrimin e këtij Memorandumi.

Ky aktivitet u mundësua me përkrahje nga EuroNatur në kuadër të Programit për Rimëkëmbjen e Rrëqebullit të Ballkanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)