16 Janar 2019

Në Gjilan fillon mbjellja e rreth 7 mijë drunjve dekorativ

Gjilan, 17 tetor - Në kuadër të aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” respektivisht “Ta pastrojmë Gjilanin”, prej kësaj javë ka nisur edhe gjelbrimi i hapësirave publike, ku do të mbillen afro 7 mijë drunj dekorativ për t’i dhënë Gjilanit edhe epitetin e qytetit ekologjik.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka bërë mbjelljen e drurit dekorativ ne rrugën Gjilan – Bujanoc, ka thënë se po punojmë bashkërisht që Gjilani të bëhet një qytet ekologjik. 

“Përpos aktiviteteve të filluara për pastrim të ambientit ne jemi duke vazhduar edhe me aksionin për gjelbrim dhe mirëmbajtje të hapësirave të gjelbruara në qytet. Po punojmë bashkërisht që Gjilani të bëhet një qytet ekologjik. Plani i aprovuar nga bordi i drejtorëve tashmë është duke u implementuar dhe aty janë të përfshira mbjelljet e drunjve dekorativ në të gjitha rrugët kryesore të Gjilanit dhe në kodrën e dëshmorëve”, ka thënë kryetari Haziri.

Ai ka potencuar se është pretendim që me kërkesën e Komunës të merren edhe 5 mijë fidane të tjera nga niveli qendror dhe u dedikohen Qendrave të Mjekësisë Familjare, oborreve të shkollave dhe vendet e zhveshura nëpër fshatra.

“Gjatë kësaj faze do të bëhet mbjellja gjithandej, duke mos harruar edhe tri parqet e reja, Parku i Paqes te livadhet e Malishevës në tre hektarë tokë tashmë të ndar për këtë qëllim, pastaj Parku i të Barabartëve që i dedikohet personave me nevoja të veçanta te “Banja” dhe Parku i Pajtimit në Gllamë të Bresalcit”, ka thënë ai.

Haziri ka ftuar qytetarët, kompanitë, por edhe qiftet e reja, arsimtarët, pensionistët, fëmijët, që secili prej tyre mund të bëjë mbjellje dhe ta kenë drurin e tyre në formë simbolike, sikur që ka ndodhur me gjeneratën e vitit ’87-’88 e gjimnazit “Zenel Hajdini”, që ka mbjellur drurin e vet dekorativ në qendër të qytetit dhe përkujdeset për të.

“Ky aksion nuk ka të bëjë me numra, ka qëllim që qytetin tonë të bëjmë së bashku të gjelbër”, tha mes tjerash ai.

Drejtoria e Bujqësisë në Gjilan, është bartëse e këtij projekti dhe angazhohet në funskion të përshtatjes së drunjëve me vendin ku bëhet mbjellja, ka informuar drejtori i këtij resori, Ramiz Ramadani, që bëri të ditur se kjo pjesë e vitit është shumë e përshtatshme për mbjellje të kësaj natyre dhe do të shfrytëzohet maksimalisht me të gjitha kapacitetet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)