24 Shkurt 2019

Në Deçan mbahet panairi një ditorë i Bletës dhe Gështenjës

Deçan, 11 tetor - Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Ministrinë  Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural menaxhuar nga  GLV “Gjeravica” në Deçan organizohet panairi një ditorë i Bletës dhe Gështenjës.

Panairi do të mbahet sot në ndërtesen e re te Eko-Tregut në Deçan në rrugën  “Elez Geci dhe Maxhun Berisha” përballë tregut të vjetër në Komunën e Deçanit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)