28 Mars 2024

Mustafa zotohet se do ti ketë parasysh nevojat që ka Federata e Gjahtarëve

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, takoi përfaqësuesit e Federatës të Gjahtarëve të Kosovës, kryetarin Nuredin Ibishi dhe sekretarin Enver Hyseni.

Ministri Mustafa u njoftua nga Ibishi, për aktivitetet e Federatës dhe ato të shoqatave të gjahtarëve.

Ibishi po ashtu e njoftoi Ministrin Mustafa për punët dhe aktivitetet e planifikuara të Federatës në të ardhmen dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me Ministrinë në të gjitha sferat e gjuetisë, me theks të veçantë në zbatimin e ligjit dhe udhëzimeve administrative.

Ministri Mustafa falënderoi përfaqësuesit e Federatës dhe u zotua se do ti ketë parasysh nevojat që ka Federata e Gjahtarëve.

Më tej, Ministri Mustafa tha se, brenda mundësive, çdoherë do ju del krah Federatës së Gjahtarëve, ashtu sikurse edhe shoqatave tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)