22 Shkurt 2020

MTI verifikon peshoret e mullinjve para sezonit të korrje-shirjeve

Prishtinë, 2 korrik – Me vendim të Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sot Agjencia e  Metrologjisë bashkë Inspektoratin kanë bërë verifikimin e peshojave të mëdha. Verifikimi është duke u bërë para fillimit të sezonit të korrje shirjeve, me qëllim që të mos mashtrohet konsumatori.

Kryeshefi i agjencisë së Metrologjisë Ferki Fejza ka thënë se qëllimi kryesorë i kësaj vizite është verifikimi i peshoreve më mbrojtje të konsumatorit.

Fejza tutje shtoi se inspektimet e tilla do të bëhen edhe në qytete të tjera të Kosovës.

"Qëllimi i vizitës është verifikimi i jashtëzakonshëm për të gjitha pikat grumbulluese dhe fabrikat e miellit në këtë prag të fillimit të korrje shirjes, verifikimi i peshoreve në pika grumbulluese në funksion të mbrojtjes së konsumatorit duke pasur parasysh se kjo është njëra ndër parimet e themelore edhe të Ministrisë së Tregtisë edhe të ministrit Endrit Shala. Ky aktivitet është në përmbushje të obligimeve ligjore që dalin nga ligji për metrologjinë”, tha Fejza.

Ndërsa kryeinspektori i  Ministrisë së Tregtisë Lulzim Syla ka bërë thirrje tek grumbulluesit që të bëjë verifikimin e peshoreve përndryshe mund të gjobiten.

"Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë i bënë thirrje të gjithë grumbulluesve që të bëjnë verifikimin e peshoreve në të kundërtën nëse nuk i bëjnë verifikimin, inspektorati i cili është në teren do të merren masa sipas ligjeve në fuqi”, tha Syla.

Verifikimi i peshoreve do të vazhdojë në mënyrë permanente në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)