19 Prill 2024

MTI mbikëqyrë peshën e bukës nëpër furra

Prishtinë, 22 nëntor - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në vazhdën e mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, sot ka kryer inspektime nëpër furrat e bukës në rajonin e Prizrenit.
 
Mbikëqyrja metrologjike për peshën e bukës dhe njëkohësisht Inspektorati i tregut ka mbikëqyrur deklaracionin nëpër pikat e shitjes.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Metrologjisë, Ferki Fejza bashkë me drejtorin e Inspektoriatit të MTI-së kanë qenë në terren për ta parë nga afër mbikëqyrjen.

Fejza ka thënë se qëllimi i aktiviteteve të mbikëqyrjes metrologjike ka qenë zbatueshmëria e ligjit në disa furra buke dhe është bërë matja e bukës dhe verifikimi i peshoreve që përdorën nëpër këto subjekte ekonomike.

Fejza ka treguar se po ashtu është bërë edhe mbikëqyrja metrologjike e parapaketimeve (produkteve nga importi dhe vendore).

“Agjensioni i Metrologjisë së Kosovës ka zhvilluar aktivitete të mbikëqyrjes metrologjike. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ka qenë të mbikëqyrim aspektin e zbatueshmërisë të ligjit në suaza të metrologjisë ku kemi filluar me mbikëqyrjen të prodhimeve të drithërave në furrat e bukës në rajonin e Prizrenit. Kemi vazhduar me mbikëqyrjen metrologjike të produkteve  të importit në supermarkete mbështetur nga Inspektorati i tregut, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”. Ka thënë Fejza.

Ndërsa Lulzim Syla, kryeinspektor i Inspektoratit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se kanë mbikëqyrur deklaracionin nëpër furrat e bukës duke bërë krahasimin me atë që shkruan dhe buka që shitet.

“Kemi bërë inspektimin në pesë furra të ndryshme dhe qëllimi ka qenë të krahasojmë atë që shënon, a është 500 gram, a po shitet 500 gram. Qëllimi ka qenë të mbrohet konsumatori. Në këto pesë vizita kanë rezultuar se të gjithë e respektojnë ligjin dhe janë brenda parametrave."

"Ne kemi qëndruar edhe te një operator ekonomik, i cili merret me shitjen e bukës, ku nuk ka pasur të vendosur deklinacionin dhe janë marrë masa ndaj atij subjekti. Inspektorati i MTI-së dhe inspektoratet komunale janë duke e bërë punën e vet dhe jemi duke zbatuar urdhrin e ministrit Shala. Kemi shikuar edhe a ka me mbishkrime Kosovë e Metohi, ku siç po shihet i kanë tërheq të gjitha mallrat."

"Ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vijim, në qytetet e tjera, ku do të jemi prezent 24 orë ta mbrojmë konsumatorin. Mbikëqyrja ka nis të bëhet 100 për qind për çdo mall i cili hyn nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, që vendimi i qeverisë të zbatohet në përpikëri”, ka theksuar Syla.

Ky aktivitet do të vazhdojë ehe ditët e ardhshme, ku do të bëhet mbikëqyrja metrologjike dhe ajo e deklinacionit të të gjitha produkteve nëpër pikat shitëse.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)