26 Prill 2024

MMPH mbështetë Gjilanin për ndërtimin e shtratit të lumit Mirusha

Gjilan, 26 maj - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për vazhdimin e punimeve në lumin Mirusha.

Sipas këtij memorandumi, Ministria e Mjedisit e financon këtë projekt në shumën prej 250 mijë euro, ndërkaq Komuna e Gjilanit merr përsipër të financojë çdo obligim shtesë që del jashtë kësaj shume.

Kryetari Haziri e ka falënderuar ministrin Matoshi për mbështetjen e vazhdueshme për Gjilanin, në shumë fusha, e në veçanti për përfundimin e këtij projekti kapital, duke shtuar se është i lumtur që gjilanasve po i hiqet lloçi dhe vadat.

Kryetari Haziri dhe Matoshi janë dakorduar që me 28 nëntor të këtij viti, me një ceremoni zyrtare të përurojnë projektin e lumit Mirusha në Gjilan.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)