19 Prill 2024

MMPH investon 60 mijë euro në Rahovec për parandalimin e vërshimeve

Rahovec, 12 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot kanë nënshkruar një Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave” Komuna e Rahovecit, i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 60 mijë euro për vitin buxhetor 2019.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se MMPH-ja përveç këtij projekti, në Rahovec financon edhe projekte tjera në fushën e mjedisit.

“Pastrimi i Profileve kritike-emergjente të Lumenjve për mirëmbajtje të kapacitetit bartës të ujë-rrjedhave”, është një projekt  i rëndësishëm për komunën e Rahovecin, qytetarët e saj dhe mjedisin në përgjithësi duke bërë kështu eliminimin e vërshimeve në dy fshatra Krushë- Celicë. Prioritet i ministrisë sonë mbetën komunat andaj mbështetja jonë nuk do të mungojë kur bëhet fjalë për mjedisin”, deklaroi Matoshi.

Matoshi, kërkoi nga kryetari Latifi që komuna t’i përmbushur obligimet e veta dhe të krijoj kushtet e nevojshme për realizimin e këtij projekti.

Ndërsa kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi falënderoi ministrin Matoshi për këtë projekt, duke vlerësuar që është shumë e rëndësishme parandalimi i vërshimeve në këtë komunë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)