19 Prill 2024

Mitrovicë, pritet të realizohet projekti madhor në sektorin e Bujqësisë

Mitrovicë 24 maj - Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, së bashku me drejtorin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, sot pritën në takim përfaqësuesit e kompanisë ndërkombëtare “International Investvent & Business Development Consulting – IDC-KOS”, Selim Erden, Mehmet Ulger si dhe Mustafa Cuneyt.


Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Rrustem Abiti nga Oda Ekonomike e Kosovës, i cili njoftoi nënkryetarin Mujka lidhur me projektin i cili do të realizohet në Komunën e Mitrovicës, në sektorin e Bujqësisë.


Përfaqësuesit e kompanisë IDC- KOS, gjatë këtij takimi bënë të ditur që në Mitrovicë do të realizohet projekti më madhor në sektorin e Bujqësisë, ku do të ngritët “Parku i Teknologjisë së Agrikulturës “, i cili është i vetmi i këtij lloji në vend dhe rajon.

 

Ky projekt do të realizohet në koordinim me disa akterë, që janë njohës të mirë të kësaj fushe, si Oda Ekonomike e Kosovës, Fakulteti i Bujqësisë nga Universiteti i Prishtinës, kompania “IDC-KOS”  si dhe  Komuna e Mitrovicës.
Pjesë e këtij projekti do të jenë kryesisht gratë dhe fermerë të tjerë të cilët merren me bujqësi në komunën e Mitrovicës, ndërsa që projekti do të përfshijë disa faza, si prodhimin, tharjen, ngrirjen si dhe paketimin ku të gjitha këto prodhime do të eksportohen për në tregun e Bashkimit Evropian.

 

Ndërsa nënkryetari Mujka i cili me vëmendje dëgjoj prezantimin e këtij projekti, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm realizimin e tij në qytetin e Mitrovicës. 

 

Ai shprehu gatishmërinë e tij dhe të komunës për të vazhduar implementimin e këtij projekti në sektorin e bujqësisë, duke i vlerësuar të arriturat si një  mundësi e mirë për punësim dhe zhvillim ekonomik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)