29 Mars 2024

Mitrovica subvencionon 46 fermerë në sektorë të ndryshëm të Bujqësisë

Mitrovicë, 29 qershor - Në Sallën e Kuvendit të Komunës sot është mbajtur ceremonia e dorëzim pranimit të 46 granteve për fermerët mitrovicas në sektorë të ndryshëm të Bujqësisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryetari i komunës, Agim Bahtiri, nënkryetari, Faruk Mujka, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku, përfaqësues nga organizata “Qatar Charity”, në krye me drejtorin z. Mahmoud Abbas Shaker, si dhe fermerët përfitues të projektit.

Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, fillimisht e falënderoj drejtorin e organizatës “Qatar Charity” për ndihmën e madhe dhe të gjerë që kjo organizatë ka dhënë për qytetarët e Mitrovicës, duke realizuar projekte të rëndësishme dhe me vlerë, për çka është shumë mirënjohës për punën e madhe humanitare që kanë bërë në Mitrovicë.

Më pastaj, kryetari Bahtiri, ka uruar të gjithë fermerët përfitues të këtij projekti, duke u dëshiruar suksese në punën e tyre edhe në të ardhmen, ku u tha atyre se komuna në vazhdimësi do të mbështesë dhe do ti rrisë investimet në sektorin e bujqësisë, për t’i mbështetur fermerët përmes subvencioneve dhe grandeve.

Ndërkaq, drejtori i organizatës “Qatar Charity”, z. Mahmoud Abbas Shaker, theksoj se ndihet tejet i lumtur që organizata e tij po vazhdon të ndihmojë familjet në nevojë në komunën e Mitrovicës.

“Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të ndihmojmë qytetarët e Mitrovicës me projektet tona, për të ndihmuar familjet të cilat vërtetë kanë nevojë”, tha ai.

Vlen të përmendet se nga ky projekt janë mbështetur gjithsej 46 fermerë, ku 12 prej tyre me lopë qumështore, 20 fermerë me freza, 2 fermerë me tufë delesh, 2 fermerë me kosa, 2 fermerë me motokultivator dhe 8 fermerë me sera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)