15 Nëntor 2019

Mitrovica nënshkruan Memorandum për modernizimin e sektorit të bujqësisë

Mitrovicë, 18 qershor - Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe Selim Erdem,  menaxheri i kompanisë ndërkombëtare “International Investvent & Business Development Consulting – IDC-KOS”,  nënshkruan sot një Memorandum Mirëkuptimi për ngritjen e “Parkut të Teknologjisë së Agrikulturës në Mitrovicë “, i cili është i vetmi i këtij lloji në vend dhe rajon.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtori për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Ekrem Sadiku si dhe Rrustem Abiti nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri ka thënë së nënshkrimi i këtij memorandumi, pas projektit të “Trepçës”,  nënkupton realizimin e projektit më madhorë që nga pas lufta për vendin tonë i cili është një hap shumë i rëndësishëm për sektorin e bujqësisë.

“Shpreh gadishmërin time të plotë dhe të institucionit për implantimin e këtij projekti, gjithashtu do të ofroj të gjitha njohuritë e mija nga fusha e biznesit duke garantuar edhe shitjen produkteve në vende të ndryshe të Evropës”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ai më tutje ka shtuar se ky projekt është  një mundësi e mirë për  punësim dhe zhvillim ekonomik  ndërsa fermerët e komunës sonë do të trajnohen dhe të qertifikohen nga ekspertë ndërkombëtarë.

Ky projekt do të realizohet në koordinim me disa akterë, që janë njohës të mirë të kësaj fushe, si Oda Ekonomike e Kosovës, Fakulteti i Bujqësisë nga Universiteti i Prishtinës, kompania “IDC-KOS”  si dhe  Komuna e Mitrovicës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 nëntor 2019 - Klinika e Neonatologjisë dhe Shoqata e Neonatologëve të Kosovës, organizojnë Konferencën e I-rë nderkombëtare. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Policia e Kosovës në shënim të ditës botërore të përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor, në bashkëpunim me Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve , do të mbaj tryezë për shënimin e kësaj dite. (Salla Orion në Prishtinë në afërsi të Kino ABC, ora 9:30)

- Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon tryezën dhe punëtorinë me temën “Status quo e Zhvillimit të Kërkimit dhe Inovacionit në Kosovë: Ide rreth së ardhmes së K&I në Kosovë”, mbështetur nga Projekti HERAS i cili përkrahet nga Qeveria e Austrisë. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale mban punëtorinë lidhur me “Udhëzuesin për miradministrimin e aktiviteteve minerare dhe mjedisore. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë, përmes projektit Interdev 2, organizon një panair me shoqatat e grave prodhuese për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Sipërmarrësisë së Grave. (Qendra Kulturore në Viti, ora 11:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, gjenerata e dytë 2019. (Kazerma 'Adem Jashari' në Komandën e Forcave Tokësore në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuniteti artistik organizon takim përkujtimor për regjisoren Arzana Kraja. (Teatri Kombëtar, ora 12:00)

- Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës organizon ceremoninë e hapjes të minibibliotekës së lagjes Ulpiana. (Te fontana në lagjen Ulpiana, ora 12:00).

- Ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë gjashtë Udhëzime Administrative që avancojne fushën e kadastrës dhe regjistrimit të pronës. (Zyret e Agjencisë Kadastrale të Kosoves, ndërtesa e Arkivit të Kosovës, ora 14:00)

- Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Ramiz Azizi, do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti nga muaji korrik deri në muajin tetor për Gjykatën Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Gjykata Themelore Gjilan, ora 14:30)

- Mbahet marsh përkujtimor në këmbë nga Lagja Arbëria, rrugës Fehmi Agani deri te Teatri Kombëtar ku do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor. (Kolegji i Shkencave të Aplikuara Teknike “Tempulli”, ora 18:00)

- Mbahet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizn hapjen e ekspozitës individuale të autores Lumjetë Havolli, e titulluar "Is This Me...Or i Do it For You Only!?". (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)

- Qendra për Informim dhe Përmirësim Social feston hapjen e Linjës telefonike për parandalim të vetëvrasjes "Linja e Jetës" në Kosovë! (Menza Ramiz Sadiku, ora 21:00)