19 Mars 2024

Ministria e Bujqësisë paguan mbi 4.7 milionë euro për bujqit

Prishtinë, 27 mars - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy javëve ka paguar 4.747.508,44 euro borxhe ndaj 1.978 bujqve, të trashëguara nga vitet 2018 dhe 2019.

- Gjatë javës 23-27 mars janë realizuar pagesat për 276 fermerë në vlerë prej 2.018.621,49 euro.

- Gjatë javës 16-20 mars janë realizuar pagesat për 1.702 fermerë  në vlerë prej 2.455.886,95 euro.

Ky likuditet shtesë për bujqit do të ndihmojë në tejkalimin më të lehtë nga ta të gjendjes emergjente aktuale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)