28 Janar 2021

Ministria e Bujqësisë mbështet aksionin e mbjelljes së 1.8 milionë fidanëve

Prishtinë, 24 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, foli në eventin e fillimit të fushatës "T’i japim vendit ngjyra", mes të cilës do të bëhet mbjellja e 1.8 milionë fidanëve në tërë Republikën e Kosovës, gjatë 10 viteve të ardhshme.

Ministri Mustafa shprehi mbështetje për këtë projekt, duke qenë se ai është në vijë edhe me strategjinë e MBPZhR-së për pyllëzimin e hapësirave, objektivat e së cilit janë pyllëzimi dhe ripyllëzimi i 29,000 hektarë sipërfaqe.

"Iniciativa e sotme e cila parasheh mbjelljen e 1.8 milion fidanëve përgjatë 10 viteve të ardhshme do të jetë vlerë e shtuar për vendin tonë dhe përkrahje për strategjinë që ka veçse Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural", tha Ministri Mustafa.

Tutje, Ministri Mustafa tha se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shënuar kthim pozitiv në rritjen e kapaciteteve të pyjeve. Kjo është arritur falë Programit Kombëtar të Pyllëzimit dhe Ripyllëzimit, i cili ka për qëllim të nxisë një pylltari të qëndrueshme në aspektin ekonomik e social.

"Pyjet e Kosovës janë të definuar me ligj si resurse kombëtare. Hapësirat e gjelbra mbulojnë një pjesë të konsiderueshme të territorit të Republikës së Kosovës, andaj mbrojtja, mirëmbajtja, kultivimi, pyllëzimi dhe ripyllëzimi i tyre paraqet përgjegjësi dhe obligim me rëndësi të veçantë", tha Ministri Mustafa.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, viziton stadiumin e Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, në Gjakovë. (Stadiumi i Klubit të Futbollit “Vëllaznimi”, ora 15:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)