20 Tetor 2019

Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione

Prishtinë, 30 maj - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot fazën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.

Për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2019, MBPZhR-ja ka ndarë një buxhet prej 25 milionë euro dhe afati për aplikim për këtë program fillon nga sot dhe përfundon më 30 qershor 2019.

Ministria e Bujqësisë, në programin e sivjetmë ka paraparë subvencione për sipërfaqet e mbjella të grurit, të farës së grurit, të elbit, të thekrës, të tërshërës, të misrit, të lulediellit, për vreshtat ekzistuese, verë të prodhuar dhe deklaruar zyrtarisht, për pemishtet ekzistuese, për sasinë e dorëzuar/ shitur të frutave të mjedrës, për prodhimtarinë e materialit fidanor të pemëve drufrutore dhe hardhisë së  rrushit mbi nënshartesat vegjetative, për sipërfaqet e mbjella me perime, për bujqësi organike, për lopë dhe buallica qumështore, dele, dhi, bletë, për pula vojse, për thëllëza, për dosa në riprodhim, për primin e sigurimit bujqësor për kulturën bujqësore të mjedrës, për sasinë e dorëzuar/shitur të duhanit.

Për më shumë informata, lidhur me procedurat e aplikimit për pagesa direkte, kriteret e vlerësimit fermerët mund të informohen në detaje në ueb faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 tetor 2019 - Oda e Mjekëve te Kosovës organizon ditën e dytë të kongresit dhe panairit të parë të Mjekësisë” (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kampionati ekipor në pingpong,  vazhdon më garat ekipore në superligën e femrave si dhe do të zhvillon ndeshjet e fundit në ligën e juniorëve. (Shkoll Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Sindikata e Policisë se Kosovës organizon Edicionin e 7-të i Lojërave sportive në shenjë respekti dhe përkujtimi për zyrtarët policor të rënë në kryerje të detyrës. (Palestra Sportive “Bashkim Selishta – Petriti”, Gjilan, ora 10:00)

- Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” mban akademi përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së rektorit të UP-së, Ejup Statovci. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon protestën #RiseUp4Rojava në solidaritet me kurdët. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 13:00)

- Shoqata humanitare "Sytë kërkojn dritë" me seli në Lozanë të Zvicrrës organizon mbrëmje humanitare në ndihmë të personave me aftësi të kufizuara. (Hotel OK në Prizren, ora 19:00)