23 Prill 2024

Ministri Rikalo vizitoi Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë të Maqedonisë

Shkup, 1 dhjetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të MBPZHR-së, Kapllan Halimi dhe Drejtorin e Departamentit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, Bekim Hoxha u pritën në një takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave të Republikës së Maqedonisë, Lupço Nikollovski.

Në këtë takim të mbajtur në Shkup u diskutuan çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural mes dy vendeve fqinje, me theks të veçantë bashkëpunimin në aspektin fitosanitar dhe forcimin e tregut të punës.

Gjithashtu temë diskutimi ishte edhe shkëmbimi i përvojave në sektorin e vreshtarisë dhe verërave, si dhe harmonizimi i certifikatave të eksportit të verës.

Të dy ministrat vizituan Laboratorin Shtetëror Fitosanitar dhe u dakorduan që së shpejti të formalizojnë marrëveshje konkrete bashkëpunimi në fushat të cilat u diskutuan në këtë takim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)