29 Mars 2024

Ministri Peci viziton panairin në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale

Prishtinë, 14 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas Rurale e cila u mbajt në Sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, në bashkëpunim me Organizatën “Eco-Kos Women” dhe partnerë ndërkombëtarë të sektorit të bujqësisë.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite, përmes një panairi të prodhimeve vendore, gratë ndërmarrëse kishin ekspozuar larmishmërinë e prodhimeve vendore në sektorin e bujqësisë dhe agro-përpunimit.

Ministri Peci duke parë nga afër produktet dhe ekspozimet tjera të prezantuara në këtë panair u shpreh se “Aktivitete të tilla si ky Panair sot janë më se të nevojshme pasi kanë për qëllim promovimin e pozitës së gruas në sektorin agro-ushqimor e pavarësinë e saj financiare, andaj gjithmonë do ta gjejnë mbështetjen time si Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Përmes dokumenteve tona strategjike, kemi paraparë gruan si të barabartë në të gjitha proceset që ndërlidhen me mbështetjen institucionale me qëllim që pozita e saj në shoqëri të forcohet e mbi të gjitha, angazhimi i saj të sjellë pavarësi financiare, si mjet i rëndësishëm i udhëheqjes së familjes dhe agro-biznesit”, tha Peci.

Ai gjithashtu shtoi se nga vizitat që i realizon si brenda ashtu edhe jashtë vendit me ekipin e këshilltarëve nga Kabineti i tij  gjithmonë përkujdesen që produktet me të cilat e prezantojnë Kosovën, të jenë prodhime vendore nga agro-bizneset e grave dhe vajzave; qofshin ato produkte brenda sektorit të bujqësisë apo biznese artizanale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)