21 Janar 2022

Ministri Peci mori pjesë në takimin e Ministrave të Bujqësisë të Evropës Juglindore

Tiranë, 17 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci mori pjesë sot në takimin e rregullt vjetor të Ministrave të Bujqësisë të vendeve të Evropës Juglindore (EJL), që këtë vit është mbajtur në Tiranë.

Temat të cilat u diskutuan gjatë këtij takimi në fokus kishin avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe përafrimin e politikave zhvillimore të vendeve kandidate dhe atyre potenciale për kandidate në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, avancimin drejt plotësimit të kritereve të IPARD-it, si dhe rrugëtimin drejt implementimit të Agjendës së Gjelbër të Bashkimit Evropian përmes politikave shtetërore.  

Ministri Faton Peci gjatë adresimit të tij theksoi nevojën e bashkëpunimit ndër-shtetëror dhe shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira, të cilat do avanconin vendet e Ballkanit Perëndimor, duke pasur në fokus zhvillimin e potencialit të përbashkët ekonomik.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë që paraqesin zonat rurale, sidomos ato të cilat gjenden në zona ndër-kufitare, siç është trekëndëshi Sharr-Kukës-Dibër, me potencial të lartë të kultivimit të bimëve mjekësore dhe aromatike.  

Ministri Faton Peci potencoi se forcimi i bashkëpunimit rajonal në sektorin e bujqësisë dhe ekonomisë rurale është thelbësor dhe do të çonte në përmirësimin e konkurrueshmërisë së sektorit dhe në lehtësimin e tregtisë ndërmjet vendeve të Evropës Juglindore.

Karshi Agjendës së Gjelbër, Ministri Faton Peci theksoi punën e Ministrisë së Bujqësisë në finalizimin e Strategjisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural 2021 – 2027, strategji kjo e cila do t’i adresojë një sërë veprimesh mjedisore e klimatike përveç se bujqësore.

Takimi i 15-të vjetor i Ministrave të Bujqësisë së Evropës Juglindore u organizua në bashkëpunim me Grupin e Përhershëm të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal (RRD SWG) dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, institucion ky i cili mikpriti homologët e vendeve të rajonit dhe me ç’rast mori udhëheqjen zyrtare të këtij grupi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 janar 2022

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskuton për punën e Këshillit për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë bën homazhe te varri i Presidentit Historit Ibrahim Rugova, me rastin e 16 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Për nder të 23 vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Skender Rexhepi dhe Fitim Duraku Komuna e Rahovecit dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të bëj homazhe dhe nderime te vendi i rënies. (Fortesë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL vazhdon serinë e debateve FOL Hapur me Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla. (Ambientet e Hotel Sirius, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon Akademi përkujtimore për Presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i qytetit të Gjilanit, ora 14:00)