29 Maj 2020

Ministri Mustafa zotohet të mbështes prodhuesit bujqësor në Rahovec

Prishtinë, 16 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Besian Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi u ka bërë vizitë sot vreshtarëve, blegtorëve dhe kultivuesve të perimeve e fidanëve në këtë komunë, ku ka parë nga afër punën e tyre dhe është informuar me sfidat që po përballen këta prodhues gjatë kësaj kohe.

“Mbështetjen për prodhuesit bujqësor në këtë komunë do ta vazhdoj dhe në të njëjtën kohë do të jem pranë jush për të parë nga afër ecurinë e veprimtarive tuaja. Po ashtu, do të angazhohem në vazhdimësi që sfidat dhe problemet me të cilat ju përballeni në këtë sektor, t’i tejkaloni pa ngecje”, ka thënë Ministri Mustafa.

Kryetari i Komunës së Rahovecit e falënderoi Ministrin Mustafa për gatishmërinë dhe përkrahjen e sektorit të bujqësisë në këtë komunë, pavarësisht gjendjes së krijuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 Maj 2020

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prizrenit, e thirrur nga kryesuesi i Kuvendit. (Salla e shtëpisë së kulturës "Xhemajli Berisha", ora 10:00)

- Mbahet mbledhje e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, shqyrëtohet  raporti vjetor i përformancës se Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e pestë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit për vitin 2020, në të cilën do të bëhët shqyrtimi i propozim vendimit për bartjen e tejkalimit të të hyrave vetanake nga viti 2019.  (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi mbanë konferencë për media. (Hapësira në hyrje të Presidencës, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Objekti i KGjK-së, ora 14:00)