29 Mars 2024

Ministri Mustafa u premton subvencione dhe grante bujqve prishtinas

Prishtinë, 19 prill - Fermerët e Komunës së Prishtinës, janë duke i vazhduar veprimtaritë bujqësore në këtë kohë, falë edhe masave të ndërmarra nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit  Rural, e cila ka lehtësuar qarkullimin e punëve në këtë sektor.

Për të monitoruar nga afër punën që po e bëjnë këta prodhues, sot gjatë ditës Ministri Besian Mustafa, bashkë me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte në terren tek disa kultivues bujqësorë të kësaj komune.

“Përmes këtyre vizitave po shohim nga afër gjithë aktivitetin bujqësorë që po bëhet në terren, e po ashtu, në këtë mënyrë dua të jem sa më afër fermerëve për t’i motivuar edhe më tej ata që të vazhdojnë punën për të rritur prodhimtarinë bujqësore, e cila do ta ketë mbështetjen time të plotë."

":Në kuadër të kësaj mbështetje do të ketë subvencione dhe grante, të cilat do të lehtësojnë dhe do të avancojnë këtë prodhimtari vendore”, tha Ministri Mustafa.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e njoftoi Ministrin Mustafa  për punën që po e bën kjo komunë për të përkrahur kultivuesit bujqësorë, edhe pas gjendjes së krijuar nga pandemia.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)