28 Mars 2024

Ministri Mustafa premton subvencionimin e outputeve e jo inputeve bujqësore

Prishtinë,  12 mars - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka takuar Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Philip Kosnett i shoqëruar nga drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Joshua Mike dhe specialistja e menaxhimit të projekteve në USAID, Besa Ilazi.

Ministri Mustafa falënderoi Ambasadorin Kosnett për mbështetjen që shteti i tij, një mik i përhershëm, i ka dhënë Kosovës në avancimin e paqes, sigurisë dhe prosperitetit.

Njëherësh, ministri Mustafa shpalosi vizionin dhe programet zhvillimore që do të zbatohen në përkrahje të tri sektorëve të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural gjatë këtij mandati.

“Do të përqendrohemi në përkrahjen e rritjes së produktivitetit dhe cilësisë, duke subvencionuar outputet e jo inputet dhe duke rritur qasjen në financa për agroprodhuesit dhe agropërpunuesit përmes garantimit të agro-kredive investuese dhe themelimit të Fondit për Siguri Bujqësore”, u shpreh ministri Mustafa.

Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Mustafa për detyrën e re duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)