01 Prill 2020

Ministri Mustafa premton përkrahje për agrobizneset vendore

Prishtinë, 13 shkurt - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, priti në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës, të cilët i ka njoftuar me disa nga prioritetet e ministrisë në kuadër të programeve mbështetëse për agrobizneset për vitin 2020.

Ministri Mustafa, ka treguar se MBPZhR-ja, përmes programeve mbështetëse për agrobizneset vendore, synon rritjen e prodhimtarisë bujqësore, zëvendësimin e importit dhe rritjen e eksportit të këtyre produkteve, si dhe përmirësimin e aftësive konkurrueseve të agrobizneseve.

Ai i ka falënderuar përfaqësuesit e kësaj ode dhe ka konfirmuar gatishmërinë e tij për bashkëpunim të mëtutjeshëm me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të agrobizneseve.

Nga ana tjetër, kryetari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, e uroi ministrin për detyrën e re dhe e falënderoi për gatishmërinë e tij për bashkëpunim.

Po ashtu, ai e ka njoftuar ministrin për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e agrobizneseve në vend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Prill 2020  - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Zyra e Presidentit, Prishtinë, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e LDK-së,  Isa Mustafa. (Zyra e Presidentit, ora 10:30)

- Instituti i Medies i Kosovës mban konferencë për medie në lidhje me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve për masat diskriminuese të Qeverisë ndaj mediave private te Kosoves. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli. (Zyra e Presidentit, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencë për media me temë "AKB reagon pas vendimit për zëvendësimin e taksës me masa reciprociteti'. (Zyret e AKB-ës, ora 13:00)