02 Qershor 2020

Ministri Mustafa në mbështetje të blegtorëve, krahas gjendjes emergjente

Prishtinë, 3 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) në programet mbështetëse të këtij viti do të vazhdojë përkrahjen për sektorin e blegtorisë në gjithë vendin.

Krahas rritjes së subvencioneve do të rriten edhe investimet në përkrahjen e fermave blegtorale, me qëllim që ky sektor, përkundër vështirësive që mund të ketë gjatë kësaj situate, të dalë sa më i fuqishëm.

Ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, gjatë vizitës së sotme në fermën e blegtorit Ismet Koci, në fshatin Ramoc të Komunës së Gjakovës, i cili aktualisht në fermën e tij ka 400 dele dhe 250 qengja, është njoftuar për së afërmi me punën që po bëhet duke theksuar se “blegtorët tonë do të kenë më shumë përkrahje dhe partneritet nga Ministria që së bashku t’i bëjmë ballë gjendjes emergjente, për të siguruar sa më shumë ushqim cilësor për familjet tona”.

MBPZhR-ja në vazhdimësi po angazhohet për të siguruar edhe furnizimin me ushqim për sektorët e blegtorisë dhe shpezëtarisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)