19 Janar 2021

Ministri Mustafa diskutoi mbi subvencionet në bujqësi me përfaqësues të FMN-se

Prishtinë, 12 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi takim pune virtuel dhe nga shtëpia në vetizolim me përfaqësues të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN).

FMN në këtë takim ishin të përfaqësuar nga Shefi i Misionit për Kosovë, Gabriel Di Bella, nga përfaqësuesja regjionale për Ballkanin perëndimor dhe kryesuese e zyrës për Kosovë, Stephanie Eble si dhe nga Amanda Edwards e Zyrës Përfaqësuese të Përhershme të FMN-së për Ballkanin Perëndimor bashkë me një ekip më të gjerë të ekspertëve.

Në takim me ministrin Mustafa, ndër tjerash u diskutua mbi subvencionet në bujqësi - dizajnin aktual dhe rezultatet si dhe për masat e MRP (mitigation recovery package) dhe pritshmëritë e zbatimit të tyre.

Në këtë aspekt, ministri Mustafa theksoi pagesën dy herë të subvencioneve, të cilën po e zbaton sivjet Ministria e Bujqësisë, për ti ndihmuar fermerët e Republikës së Kosovës të ballafaqohen më lehtë me efektin negativ të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)