28 Mars 2024

Ministri Faton Peci përcjellë nga afër procesin e mbjelljes së patateve

Vushtrri, 16 prill - Gjatë aktivitetit të tij në terren, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, përcolli nga afër realizimin e mbjelljes së 18 hektarëve me patate nga ana e fermerit Sinan Behrami nga fshati Novolan i komunës së Vushtrrisë.

Ministri Faton Peci u njoh nga afër me gjithë procesin hap pas hapi duke parë kështu se si një familje e tërë i përkushtohet aktivitetit të mbjelljes së parcelës së tyre me këtë kulturë bujqësore.

“E gjithë familja Behrami duhet të shihen si shembull i një familje të vyer e kjo më frymëzon që edhe unë detyrën time si Ministër i Bujqësisë ta dua çdo ditë e më tepër”, u shpreh Ministri Peci.

Gjithashtu, Ministri Peci e siguroi z. Behrami se politikat e MBPZhR-së gjithmonë do t'i kontribuojnë zhvillimit dhe zgjërimit të veprimtarive bujqësore dhe prioritet do të kenë bujkun meritor.

Këtë vit, kultura e patates ka një rritje të përkrahjes prej 118%, përfshirë këtu edhe subvencionimin e naftës dhe inputeve për plehërim pranveror.

Nga ana tjetër, kulturat e tjera perimtare kanë një rritje të mbështetjes prej rreth 85%. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)