23 Shtator 2018

MBPZHR procedon Projektligjin për Ushqim dhe për Pijet e Forta Alkoolike

Prishtinë, 11 prill - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka proceduar sot në Qeverinë e Kosovës Projektligjin për Ushqim dhe Projektligjin për Pijet e Forta Alkoolike.

Procedimi i mëtejmë i këtyre ligjeve dhe miratimi i tyre do të ndikojë në krijimin dhe forcimin e mëtejmë të bazës ligjore për rregullimin e kërkesave në fushën e ushqimit, mbrojtjes së shëndetit publik dhe përcaktimit të cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.

Projektligji për Ushqim synon edhe rregullimin e çështjeve të fundit, të cilat kanë ndodhur në vend me produktet e mishit, kështu që MBPZHR-ja është konfidente se ky projektligj do ta ndihmojë sektorin e ushqimit në avancim sa më të përgjegjshëm.
 

Kalendari

Ngajrjet e datës 23 shtator 2018

- Mbahet ceremonia e hapjes zyrtare te Javes Evropiane te Sportit. (Hotel Swis Diamond, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)