29 Mars 2024

MBPZHR nënshkruan sot Programin për Zhvillim Rural dhe Pagesa Direkte

Prishtinë, 19 qershor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon sot takimin e nënshkrimit të Programit për Zhvillim Rural dhe Programit të Pagesave Direkte.

Këto programe, përmes të cilave do të investohet në shumë sektorë dhe nënsektorë të bujqësisë, do të nënshkruhen nga ministri Mustafa, në praninë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe përfaqësuesve të shoqatave të sektorit.

Në anën tjetër po sot Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë lidhur me padrejtësitë në procesin e granteve për bujqit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)