08 Gusht 2020

MBPZHR nënshkruan grantet me përfitues të pemëve të imta

Prishtinë, 5 korrik - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) bashkë me USAID-in do të organizojnë ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të granteve investive me disa përfitues për sektorin e pemëve të imta.

Ceremonia e nënshkrimit fillon mbahet në fshatin Sekiraqë të Komunës së Podujevës, në kompaninë “Laberion”, e cila është njëra ndër përfitueset e këtyre granteve.

Në këtë organizim do të marrë pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik në USAID, Brian Martalus, përfituesit e këtyre granteve, si dhe pjesëmarrës të tjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Gusht 2020

 - Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës shqyrton planin operativ te punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:30)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 10:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora