11 Gusht 2022

MBPZHR ndan 2.42 milionë euro investime në projektet e ujitjes

Prishtinë, 28 qershor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me shtatë komuna të Republikës së Kosovës për invenstime në sistemet e ujitjes.

Komuna e Mitrovicës, Komuna e Istogut, Komuna e Shtimes, Komuna e Klinës, Komuna e Kamenicës, Komuna e Junikut dhe Komuna e Deçanit janë përituese nga buxheti prej 2.42 milionë euro i destinuar për investime në sistemin e ujitjes.

Ministri Peci në takim me kryetarët e këtyre komunave të cilët edhe nënshkruan marrëveshjet, tha se synimi i tij si Ministër i MBPZhR-së është që të avancoj sistemin e ujitjes në vend, pasi përmes rregullimit të këtij sistemi ndikohet në funksionimin dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë.  

Gjithashtu, me kryetarët e komunave respektive u nënshkrua edhe Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së implementimit të projekteve konkrete.

Vlen të theksojmë se, pas shkresës e cila i është drejtuar të gjitha komunave dhe Drejtorive respektive për Bujqësi të vendit në fund të muajit prill dhe në fillim të majit, në adresë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë arritur 15 projekte të sistemeve të ujitjes nga 15 komuna të Rep. së Kosovës.

Pas përfundimit të afatit për përcjelljen e projekteve potenciale për ndërtimin, zgjerimin apo rehabilitimin e sistemeve të ujitjes në komunat e Kosovës, është formuar komisioni i cili ka patur për detyrë ta bëjë vlerësimin dhe përzgjedhjen e projekteve, ndërsa nga 15 projektet e pranuara, 8 prej tyre i kanë plotësuar kriteret e kërkuara përmes shkresës zyrtare të datës 29.04.2022 drejtuar komunave dhe drejtorive përkatëse të Bujqësisë.



Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)