29 Mars 2024

MBPZHR e fokusuar në fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë

Prishtinë, 21 maj – Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të cilin kanë biseduar për proceset të cilat kanë ndodhur deri më tani për rimëkëmbjen e sektorit të bujqësisë.

Ministrja Zivic, me këtë rast ka falënderuar ambasadorin O’Connell, për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm, duke përfshirë edhe atë të bujqësisë.

Ajo po ashtu e ka njoftuar ambasadorin për investimet, të cilat planifikojnë t’i bëjnë në këtë sektor në kuadër të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të këtij viti.

Ministrja shprehi gatishmërinë e saj për të thelluar edhe më tej partneritetin mes MBPZhR-së dhe ambasadës së Britaninë së Madhe në Kosovë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të sektorit të bujqësisë.

Nga ana e tij,  ambasadori Ruairi O’Connell, e ka përgëzuar ministren për emërimin e saj si ministre e bujqësisë, dhe i ka uruar suksese në punën e saj për avancimin e projekteve bujqësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)