27 Nëntor 2021

MBPZHR dhe BB dakordohen për projektet strategjike për bujqësi

Prishtinë, 28 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci, priti sot në takim Massimiliano Paolucci, përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni të Veriut së bashku me ekipin e tij.

Gjatë takimit, Ministri Faton Peci e njoftoi Paolucci për ecurinë e proceseve brenda Ministrisë, për objektivat dhe këndvështrimin e tij karshi hartimit të politikave bujqësore në zhvillim të sektorit.

Nga ana tjetër i shprehu atij vullnetin e plotë për bashkëpunim me institucione e organizata ndërkombëtare, drejt krijimit të partneriteteve, të cilat prodhojnë politika të qëndrueshme zhvillimore.

Nga ana tjetër,  Paolucci e falënderoi Ministrin Faton Peci për bashkëpunim të ndërsjelltë me Bankën Botërore dhe projektet që kjo e fundit i implementon, duke e siguruar se përkrahja e këtij institucioni nuk do mungojë karshi projekteve me rëndësi të veçantë për avancimin e sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë.

Ndërkaq, Ministri Peci dhe Paolucci u dakorduan për angazhimin e ndërsjelltë në projekte strategjike për bujqësi dhe zhvillim rural me qëllim të avancimit të këtij sektori përmes investimeve në sisteme të ujitjes, si dhe mbarëvajtjen e programeve, të cilat prioritet kanë zhvillimin e kapaciteteve të prodhuesve e përpunuesve vendorë.

 
-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)