07 Tetor 2022

MBPZHR adreson të gjitha vërejtjet e auditorit

Prishtinë, 29 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar Mbikëqyrjen e Financave Publike, për të prezantuar të gjitha veprimet që ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe të këtij viti për të adresuar të gjeturat e Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për MBPZhR-në për vitin 2020.

Ministri Faton Peci i ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni se pas pranimit të Raportit të Auditorit i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të adresuar të gjeturat e tij përmes hartimit të planit të veprimit për zbatimin e  rekomandimeve.

”Unë si Ministër, kam marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të adresuar të gjeturat e auditorit dhe i kam zbatuar në bazë të rekomandimeve që kanë dalë, për vetëm 6 muaj si titullar i këtij dikasteri. Një ndër këto janë edhe obligimet e krijuara në MBPZhR dhe në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, ku kam kërkuar që të gjitha ato obligime, të cilat janë të harmonizuara me procedura ligjore të realizohen."

"Krahas kësaj kam kërkuar nga përgjegjësit në ministri dhe në të dy agjencitë, që t’i ndjekin të gjitha procedurat për shpenzimin e parasë publike. Shtuar kësaj ju njoftoj se kam themeluar Task Forcën për verifikimin e të gjitha lëndëve të cilat kanë qenë për pagesë dhe të gjitha këto lëndë janë verifikuar”, ka thënë Ministri Peci.  

Ndërkaq, ai ka theksuar se ka ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar rekomandimet e Auditorit edhe sa i përket hartimit të kritereve dhe planifikimit të buxhetit për Programin  e Pagesave Direkte, duke pasur për bazë të gjeturat që ishin dhënë për këtë program edhe sa i përket mospërputhjes së tij me planifikimet buxhetore. Në kuadër hartimit të Programit të Pagesave Direkte, Ministri Peci ka treguar se aty kanë përfshirë edhe kriteret e reja për subvencionim e kulturave bujqësore, të cilat po ashtu ishin të gjetura të Auditorit.

“Në Programin e Ri për vitin 2021, si kriter kemi vendosur që kontratat të jenë të noterizuara në sipërfaqe mbi 10ha duke e lënë të hapur mundësinë e aplikimit pa kontratë në noterizuar për sipërfaqe nën 10ha. Ndërsa për të gjithë ata që e dëshmojnë linjën e gjakut, nuk kemi kërkuar kontratë e kjo është bërë duke pasur parasysh problemet pronësore të cilat ekzistojnë tek ne”, tha Ministri Faton Peci.

Mes tjerash, Ministri Faton Peci para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka treguar se rekomandimet e Auditorit i ka adresuar edhe në institucionet të cilat funksionojnë në kuadër të MBPZhR-së, siç është Instituti Bujqësor i Kosovës dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencia Pyjore e Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)