29 Mars 2024

Mbi 820 milionë njerëz shkojnë në shtrat të uritur çdo natë në të gjithë botën

Romë, 22 prill - Kreu i Programi Botëror të Ushqimit të OKB-së paralajmëroi se shumë vende në zhvillim janë "në prag të një pandemie urie" ndërsa bota po lufton me pandeminë e koronavirusit.

Drejtori Ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit David Beasley tha sot se mbi 820 milionë njerëz shkojnë në shtrat të uritur çdo natë në të gjithë botën.

Po ashtu një shtesë prej 130 milionë njerëzish mund të "shkojnë në prag urie deri në fund të vitit 2020" për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Beasley shtoi se masat ndaj COVID-19 dhe recesioni ekonomik pritet të çojnë në humbje të madhe të ardhurash për të varfërit që punojnë dhe më shumë njerëz mund të vdesin nga ndikimi ekonomik i COVID-19 sesa nga vetë virusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)