19 Mars 2024

Mbi 820 milionë njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Romë, 17 tetor - 16 tetori është Dita Botërore e Ushqimit. Tema për këtë vit ishte "Veprat tona janë e ardhmja jonë, dietë e shëndetshme, për t'i dhënë fund urisë botërore."

Më ketë temë Organizata e Kombeve të Bashkuara synon të sensibilizojë shoqërinë për t'i dhënë fund urisë dhe kequshqyerjes deri në vitin 2030.

Apeli u bë në një ceremoni madhore në selinë e Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) për të shënuar Ditën Botërore të Ushqimit.

Drejtori i Përgjithshëm i FAO-s Qu Dongyu tha se uria nuk ka të bëjë vetëm me kequshqyerjen.

"Ka të bëjë edhe me qasjen në ushqim të mjaftueshëm, në sasi dhe cilësi, për të përmbushur nevojat ushqyese të njerëzve për një jetë të shëndetshme, ky është koncepti zero uri. Së dyti, mbipesha, obeziteti dhe sëmundjet e lidhura me to janë gjithashtu në rritje, duke prekur mbi dy miliardë njerëz në mbarë botën".

Në një raport të FAO-s thuhet se mbi 820 milionë njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Uria globale - edhe pse ka regjistruar një prirje rënieje gjatë dekadave - ka qenë në rritje prej viti 2016, për shkak të faktorëve që përfshijnë efektet e ndryshimit të klimës dhe të konflikteve të armatosura.

Por shefi i FAO-s thotë se ndërsa numri i përgjithshëm i personave të pangopur ka ardhur në rritje vitet e fundit, shkalla ka qenë në rënie në lidhje me popullsinë globale.

Sipas statistikave del se kequshqyerja përsa i përket mbipeshës ka prekur aktualisht 2 miliardë të rritur dhe gati 380 milionë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën.

Të dyja kushtet janë në rritje, duke kontribuuar në 4 milionë vdekje globalisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)