18 Prill 2024

Mbështetet Strategjia për Zhvillimin e Pylltarisë

Prishtinë, 2 mars - Në takimin që u mbajt sot në  selinë e MBPZHR, e ku ishin të ftuar përfaqësuesit e  Ambasadave   në Prishtinë, si Svere Johan Kvale – Ambasador i Norvegjisë në Kosovë, Tarja Fernandez – Charge a’Affaries “ u.d. Shefe e Zyrës,  Ambasada e Finlandës ; Kaisa Rouvinen – shefe e Çështjeve Zhvillimore nga Ambasada e Finlandës, Anders Ohrstrom – drejtor i SIDA-s  në Kosovë, Iva Stamenova nga Komisoni Evropian dhe Nedzad Ajanovic – FAO Budapest etj., u debatua rreth  Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë (2010-2020).
Strategjia është hartuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe në të është bërë përcaktimi i politikave  dhe strategjive që do të qeverisin zhvillimin e ardhshëm të sektorit pyjor në Kosovë.

 

Në vërejtjet hyrëse që i dha Idriz Vehapi, Ministër në MBPZHR, ndër të tjera u tha se  ky dokument strategjik tashmë është miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës  dhe do të jetë udhërrëfyes për të gjitha vendimet e mëdha që  janë të lidhura me zhvillimin e Sektorit Pyjor në 10 vitet e ardhshme. 


Synim i kësaj strategjie është ngritja e kontributit të sektorit të pylltarisë në ekonominë kombëtare, përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve pyjore, duke e marrë parasysh rolin shumëfunksional të pyjeve. Hartimi i Strategjisë për Zhvillimin e Pylltarisë në Kosovë 2010 – 2020 është bërë nga një grup punues ndërministor i cili është mbështetur dhe financuar nga SIDA dhe është zbatuar nga FAO.


Ministri Vehapi ka falënderuar të gjithë aktorët që kanë kontribuar në hartimin e strategjisë dhe ka shtuar tutje se Strategjia është konsistente me legjislacionin ekzistues për pyjet dhe është kompatibile me dokumente tjera vendore dhe ndërkombëtare që kanë ndikim në zhvillimin e sektorit pyjor. Në këtë aspekt me rëndësi të veçantë janë Plani për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor i Kosovës 2009 - 2013 dhe strategjitë e BE-së së bashku me Planet e tyre të Veprimit për zhvillimin e sektorit pyjor. 


Strategjia rekomandon që të krijohet Bordi Menaxhues në kuadër të Zyrës së Kryeministrit i cili do të ketë përgjegjësi për mbikëqyrjen e zbatimit të saj.  Me këtë rast bëjmë me dije se Kuvendi i Kosovës me datën 25 shkurt 2010 ka miratuar amandamentimin e ligjit aktual për pyje në të cilin është dhënë mundësia për fillimin e procesit të decentralizimit të pyjeve. MBPZHR beson se Qeveria e Kosovës së bashku me donatorët, të cilët kanë shpreh interesim për të ndihmuar sektorin pyjor, do të sigurojnë  mjete për arritjen e objektivave të strategjisë për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori, zhvillim i cili është i nevojshëm për shoqërinë, mjedisin dhe shtetin e Kosovës, ka thënë në fund z. Idriz Vehapi, ministër  i Mnistrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. 


Duke u angazhuar në diskutim, ambasadori i Norvegjisë z. Svere Johan Kvale,  pasi  ka potencuar nevojën se duhet të shënohen të arritura në fushën e pylltarisë në harmoni me Strategjinë  e saj  për periudhën 2010-2020 , ai ka ritheksuar kërkesën që MBPZHR të mbështetet akoma më shumë nga të gjithë faktorët relevantë, në mënyrë që të ndikojë drejtpërdrejtë në rritjen e donacioneve edhe në periudhën vijuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)