18 Tetor 2018

Marrëveshja e MBPZHR-se me USAID-in siguron 3.8 milionë euro për bujqësinë

Prishtinë, 8 gusht - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misioni i USAID-it në Kosovë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend.

Përmes kësaj marrëveshje, do të krijohet një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë, për implementimin e të cilit është siguruar një fond prej 3.8 milionë euro.

Bazuar në këtë marrëveshje, synohet zhvillimi ekonomik e bujqësor i vendit, rritja e prodhimit bujqësor e bashkë me këtë edhe rritja e të ardhurave të fermerëve, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.

Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, ka thënë se bashkëpunimi i ministrisë me partnerët ndërkombëtarë nga viti në vit ka dhënë dhe po jep rezultate shumë pozitive në zhvillimin dhe avancimin e sektorit bujqësor.

“Kjo marrëveshje e bashkëpunimit me USAID-in është shumë e rëndësishme, pasi që përmes saj kemi arritur të kemi një kontratë tre vjeçare, e cila garanton mbështetjen e prodhuesve tanë bujqësor që merren me kultivimin e mjedrave, manaferrave e bashkë me këtë synojmë që përveç rritjes së prodhimtarisë, ta shtojmë edhe cilësinë e këtyre prodhimeve."

"Po ashtu synojmë edhe të rrisim mundësinë e eksportit të këtyre prodhimeve në tregjet e huaja, si dhe të ndihmojmë në krijimin e kontratave afatgjate që garantojnë sigurinë e këtyre prodhimeve”, ka thënë ministri Rikalo.

Ai ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që po e jep për zhvillimin e  sektorit të bujqësisë në Kosovë.

Në anën tjetër, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, theksoi se USAID-i do të vazhdojë që ta mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në përgjithësi zhvillimin ekonomik në Kosovë. Përmes këtij partneriteti, ajo tha se kanë për qëllim të rrisin sasinë dhe cilësinë e prodhimit bujqësor.

“Tani po hymë në një partneritet të drejtpërdrejt me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Ministrinë e Bujqësisë, që në afat të shkurtër synohet që të risim prodhimin dhe eksportin, mirëpo përtej kësaj ne e shohim partneritetin me Ministrinë e Bujqësisë si një mundësi që të ndihmojmë ministrit dhe ekipit të tij që të shënjestrojnë më mirë ato asete që i kanë dhe t’i shfrytëzojnë ato më mirë."

"Jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin që kemi pasur me ministrin dhe me shumë dëshirë presim bashkëpunim edhe në të ardhmen për t’i ndihmuar Kosovës”, tha ajo, duke shtuar se bujqësia është një pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe kjo mund të bëjë ndryshime në jetën e qytetarëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 tetor 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Organizohet aksion pastrimi në Fushë Kosovë, përkatësisht në lagjen “028” me shumicë rome. (Lagja “028” në Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Parandalimi dhe luftimi i krimeve në zgjedhje: Procedurat Standarde të Veprimit përgjigja e duhur për krimet para, gjatë dhe pas ditës së votimit". (Hotelin Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Punës, Skender Reqica, Ministri i MASHT-it, Shyqiri Bytyçi, Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe Organizata Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar raportojn para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013 - 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri së bashku me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, marrin pjesë  në tryezën e diskutimit në kuadër të kampanjës ‘’Drejtësia dhe Biznesi‘’. (Ndërtesa e OEK-ut, ora 10:00)

- Kryetari i Suharekës pret në takim përfaqësuesit e Ministrisë se Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe përfaqësues rezident te Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar. (Zyra e krytarit te Suharekës, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ju fton të përcillni konferencën për media lidhur me funksionimin e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja: Dialogu Kosove-Serbi dhe mesimet që lidershipi i Kosovës duhet të përseris”. (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me sfidat dhe prioritetet e Ministrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Komuna e Suharekës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojnë ceremoninë e inaugurimit të Projektit Përcjellës - Promovimi i Iniciativës SATOYAMA për Ruajtjen e Biodiversitetit dhe Zhvillimin Rural nëpërmjet Menaxhimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore. (Sheshi kryesor në fshatin Mushtisht, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Kongresin e parë Ndërkombëtar të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës. (Hoteli Emerald, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës "Aga Khan Award for Architecture". (Hapësirat e Muzeut të Kosovës, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të parë të Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest'. (Hapësirat e Etnokompleksit të fshatit Kukaj, Komuna e Prishtinës, ora 15:00)

- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, do të pres në takim Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Jashtme, ora 17:15 - konferencë e përbashkët për media, ora 17:55)

 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. (Kabineti i Presidentit, ora 18:30)