20 Prill 2024

Markusz rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë për bujqësinë e Kosovës

Prishtinë, 3 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, si dhe për prioritetet dhe projektet zhvillimore të MBPZhR-së.

Ministri Rikalo e njoftoi ambasadorin për programet zhvillimore të ministrisë, në kuadër të të cilave ai tha se do të shtojnë mbështetjen për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, duke fuqizuar edhe më tej këtë sektor, i cili është një impuls i madh për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

Me këtë rast, ministri e ka falënderuar ambasadorin Markusz për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Kosovës për zhvillimin e sektorëve të ndryshëm dhe shprehu gatishmërinë e tij që të thellohet dhe zgjerohet edhe më tej bashkëpunimi mes Kosovës dhe Hungarisë.

Nga ana e tij, ambasadori Laszlo Markusz, ka uruar ministrin Rikalo për detyrën e re dhe rikonfirmoi gatishmërinë e shtetit të tij për të ndihmuar zhvillimin bujqësor të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)