10 Prill 2021

Lirohen përkohësisht nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit

Prishtinë, 24 mars - Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se në mbështetje të Rregullores Nr. 05/2020 për Fushat e Përgjegjësitë Administrative të Zyrës së Kryeministrit  dhe Ministrive, me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona virus COVID19, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi mori vendim për lirimin e përkohshëm nga pagesa e TVSH-së të gjitha importet e grurit dhe miellit për prodhimin e bukës dhe produkteve të bukës.

Duke u bazuar në këtë vendim me automatizëm dhe pa pasur nevojë për të parashtruar kërkesë të veçantë lirohen përkohësisht nga taksa doganore dhe TVSH-ja të gjitha subjektet biznesore prodhuese apo kontraktuesit e tyre, të cilët merren me importimin e lëndës së parë.

Për zbatimin e këtij vendimi obigohet Administrata Tatimore e Kosovës dhe Dogana e Kosovë.

Ky vendim hyn në fuqi nga dita e sotme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Prill 2021

- Ervehe Gashi, Prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren mban konferencë për media, në të cilën do ta shpalosi të vërtetën, mbi gjithë manipulimrt e transmetuar ne emisionin “KallxoPërnime”.   (Hotel Sirius, ora 11:00)  

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë për medie me temë: “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga AAK-ja, Shemsedin Dreshaj, mban konferencë për medie, me temën: “Menaxhimi i pandemisë dhe vaksinat”. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)