26 Nëntor 2020

Let’s Do It fillon pastrimin e deponive ilegale në Rugovë

Prishtinë, 25 tetor - Mbi 50 thasë me mbeturina u larguan nga deponia në rrugën në drejtim të Ishtedimit, Rugovë.

Kjo ishte e gjithë ajo që mund të bënin vullnetarët, pasiqë terreni ishte jo i përshtatshëm për të eleminuar deponinë në tërësi dhe mund të paraqiste rrezik për shëndetin e tyre.

Megjithatë Let’s Do It ka marrë përsipër eliminimin e plotë të kësaj deponie, që do të bëhet me eskavator gjatë ditëve në vijim, sepse kushtet atmosferik e bëjnë të pamundur që një gjë e tillë të ndodhë sot.

Kosova ka bukuri natyrore të jashtëzakonshme të cilat po degradohen çdo ditë e më tepër nga qytetarë të papërgjegjëm dhe fatkeqësia tjetër më e madhe është se këto hapësira po lihen anash nga ana e institucioneve të cilat e kanë obligim t’i mbrojnë ato.

Sipas banorëve të kësaj zone një pjesë e madhe e fshatrave të Rugovës nuk është e mbuluar fare nga Kompania e Pastrimit të mbeturinave, fakt ky që po e bënë fare të lehtë krijimin e deponive ilegale të mbeturinave që fatkeqësiht janë të shumta në këtë zone.

Komuna e Pejës duhet urgjentisht të merr masa për zgjidhjen e kësaj problematike, pavarësisht kësaj Let’s Do It u bënë thirrje edhe banorëve të kësaj zone si dhe vizitorëve që të jenë më të kujdesshëm dhe t’i trajtojnë shumë më miqësisht këto hapësira.

Let’s Do It do të vazhdojë edhe më tutje që si pjesë përbërëse të fushatës së saj ta ketë eliminimin e sa më shumë deponive ilegale gjithandej bjeshkëve të Kosovës, adresimin e problemeve të tilla te institucionet përgjegjëse dhe ngritjen e vetëdijes qytetare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)