06 Korrik 2020

Lansohet granti i performancës 'Mjedisi i Pastër'

Prishtinë, 12 shkurt - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), mbështetur nga  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, me mandat nga Ministria për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik të Federatës Gjermane (BMZ), do të mbajë ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër.

Në lansimin e Grantit të Performancës - Mjedis i Pastër janë të ftuar të gjithë Kryetarët e Komunave të Republikës së Kosovës, së bashku me Drejtorët e Shërbimeve Publike, Ministritë e linjës, komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat donatore, për të prezantuar përpjekjet e përbashkëta në vlerësimin e performancës komunalë në fushën e menaxhimit të mbeturinave, përmes grantit të performancës, të bashkëfinancuar nga MMPH, BMZ dhe BE.

Në këtë ceremoni do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve tri palëshe mes MMPH-së, GIZ dhe Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 Korrik 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me zhvillimet e fundit me përhapjen e pandemisë dhe ndikimet në ekonomi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)


- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 15)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagavc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i Qendrës Rinore në fshatin Krushë e Madhe, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët e fshatrave Hoçë e Vogel dhe Brestoc për përgatitjen e buxhetit për vitin 2021 dhe kornizës afatmesme 2021-2023. (Objekti i  Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Heronjtë e Kosovës” në fshatin Hoçë e Vogël, ora 20:00)