28 Mars 2024

KPK kërkon të shohet kontrolli i produkteve ushqimore të importuara në Kosovë

Prishtinë, 14 mars - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka reaguar ashpër lidhur me rrezikun e mos kontrollimit të produkteve ushqimore të cilat importohen në vendin tonë.

Rasti i fundit i skandalit të mishit të importuar nga Belgjika në Kosovë sipas KPK-se tregon qartë që produktet e importit lejohen të hyjnë në vendin tonë me cilësi të dyshimtë duke mos zbatuar dhe respektuar standardet e kërkuara.

"Ky trajtim jo i duhur i produkteve të importuara jo vetëm që vë në rrezik mirëqenien dhe jetën e qytetarëve, mirëpo shkel edhe të gjitha parimet e konkurrencës në treg", thekson KPK.

Me këtë rast Klubi i Prodhuesve të Kosovës ju bënë thirrje të gjithë autoriteteve dhe institucioneve të shtetit, siç është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, që të shtojnë kujdesin në kontrollin e produkteve ushqimore të importuara në Kosovë.

Njëkohësisht, KPK i inkurajon dhe i fton të gjithë qytetarët që të konsumojnë më shumë produkte të prodhuara në vendin tonë, sepse prodhuesit Kosovar janë më të kontrolluar dhe shumë më shumë të kujdesshëm në cilësinë e prodhimit të produkteve ushqimore.

Produktet e importuara nuk e kanë trajtimin e njëjtë me prodhimet vendore, kontrolli i prodhimeve vendore është më rigoroz dhe cilësia e tyre është e garantuar. Produktet vendore dita ditës po dëshmojnë për kualitetin e tyre dhe prodhuesit vendor sigurojnë të gjithë qytetarët për cilësinë e prodhimeve të tyre. Linjat e prodhimit në vend i plotësojnë të gjitha standardet dhe janë të pajisur me teknologjinë e fundit, ku qytetarët mund të shkojnë që t’i vizitojnë të gjitha kompanitë prodhuese në vend dhe të binden me kushtet e prodhimit.

Klubi i Prodhuesve të Kosovës shpreson në bashkëpunimin me institucionet dhe në të njëjtën kohë kërkon angazhimin e në promovimin e vlerave të sektorit të prodhimit dhe luftimin e konkurrencës jo-lejale në vend. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)