07 Tetor 2022

Kosova dhe Shqipëria rrisin bashkëpunimin në bujqësi

Tiranë, 5 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë kësaj vizite ai takoi homologen e tij, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Republikën e Shqipërisë, Frida Krifca.

Gjatë këtij takimi, të dy homologët bashkë-biseduan për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndër-institucional, me qëllim të avancimit të politikave të duhura zhvillimore për sektorin e bujqësisë të të dyja vendeve.

Gjithashtu, ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve që ekzistojnë midis dy vendeve tona.

Ministri Faton Peci theksoi se përmes shkëmbimit të praktikave më të mira të shtetit shqiptar dhe vendeve të rajonit, synojnë t’i përmbushin kushtet për akreditimin në IPARD të Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë në mënyrë që sektori i bujqësisë në Kosovë të jetë përfitues i fondeve të tilla zhvillimore.

“Gjatë këtij takimi bashkëbiseduam gjatë për mundësitë konkrete të bashkëpunimit institucional për arritjen e objektivave të përbashkëta, si dhe pashë nga afër një ndër historitë e shumta të suksesit, pikën grumbulluese të pemëve dhe perimeve në Lushnjë përfituese të fondeve IPARD, pronari i të cilit është nga Kosova”, tha Ministri Faton Peci.

Ndër tjerash, në këtë takim u diskutuan edhe ide konkrete të mundësisë së aplikimit të projekteve të përbashkëta ndërkufitare dhe për këtë të dy homologët u dakorduan që të krijojnë grupe ekspertësh në nivel teknik dhe administrativ që të gjejnë modalitetet e rritjes së shkëmbimit tregtarë për prodhimet bujqësore dhe eliminimin e barrierave të panevojshme.

Nga ana e saj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca pasi falënderoi Ministrin Peci për vizitën, shprehi gatishmërinë para tij se do të vazhdojnë të mbesin të përkushtuar për të arritur objektiva që kanë për synim zhvillimin e bujqësisë, në mënyrë që produktet e dy vendeve të jenë konkurruese me ato të vendeve të zhvilluara evropiane.

Të dy ministrat u shprehën se do të përkushtohen në të mirë të zhvillimit të sektorit mes të dyja shteteve me qëllim që të jenë shembull i një bashkëpunimi të mirëfilltë rajonal.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 tetor 2022 - Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese shqyrton nominimet e kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me përmbushjen e kushteve të parapara me Kushtetutë dhe Ligj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 9:00)

- Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe Caritas Zviceran në Kosovë lansojn thirrjen “Projektet Investuese të Diasporës” në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë – MARDI”. (Ndërtesën Qeverisë, salla P38, ora 9:30)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi mban konferencë për medie lidhur me qëndrimet dhe vlerësimet për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon vendi. (Holli i Kuvendit të Kosovë, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë publikojnë përmbledhjen e politikave 'Dispozitat për koston e lejes së lindjes, atësisë dhe pushimit prindëror në Ligjin e Punës', të shkruar nga Dita Dobranja në emër të RrGK-së. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- OJQ Aktiv organizon prezantimin e “Udhëzuesin për verifikimin bazë të informacionit mediatic” i cili është i dedikuar kryesisht për komunitetin serb të Kosovës. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitovicën e Veriut, ora 11:00)

- Sekretari Gjeneral i FIBA Andreas Zagklis takohet me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku. (Ndërtesa e Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)