29 Mars 2024

Kosova dhe Hungaria thellojnë bashkëpunimin në bujqësi

Prishtinë, 19 shkurt - Me ftesë të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Hungarisë Jozef  Grafe,  nga data 18 – 21 shkurt 2010 , Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës Idriz Vehapi po qëndron  për vizitë zyrtare në Hungari. 


Ministri Vehapi, në një takim të mbajtur mbrëmë, e që ka zgjatur rreth dy orë   me  Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural  të Hungarisë Jozef Graf, ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy ministrive simotra. 

Ministri Vehapi me bashkëpunëtorët gjatë qëndrimit në Hungari, do të takojë edhe Miklos Margittai, President i Agjencisë së Pagesave për Zhvillim Rural dhe Bujqësor të Hungarisë dhe po ashtu është paraparë  një takim me z. Andras Mahr, Sekretar i Shtetit në   Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Hungarisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)