19 Prill 2024

Kosova dhe Hungaria të gatshme për rritjen e bashkëpunimit në bujqësi

Prishtinë, 27 prill - Kosova dhe Hungaria do të intensifikojnë bashkëpunimin institucional, me qëllim që këtë ta zyrtarizojnë përmes një memorandum të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.

Kjo është konfirmuar gjatë një takimi që ka mbajtur sot Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci me Ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Jozsef Bencze, si dhe Zëvendës Sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë të këtij shteti, Dávid Bencsik. Ky takim është realizuar me rastin e shënimit të “Ditës Hungareze të Bujqësisë” në Prishtinë, nën organizimin e Ambasadës së Hungarisë.

Me këtë rast, Ministri Faton Peci i ka njoftuar ata edhe për potencialin bujqësor të Kosovës, si dhe ka bashkëbiseduar rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit në këtë fushë.

“Pata kënaqësinë që të zhvilloj një takim me Zëvendës Sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë së Hungarisë, Dávid Bencsik, me të cilin bashkëbiseduam rreth mundësive konkrete të bashkëpunimit institucional, si dhe këto mundësi t’i zyrtarizojmë përmes një memorandum të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural”, theksoi Ministri Peci.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e shtetit hungarez kanë shprehur gatishmërinë e shtetit të tyre për iniciuar bashkëpunime të reja në mes të dyja shteteve në sektorin e bujqësisë, si dhe të kenë komunikime në të ardhmen në mes të institucioneve të dyja vendeve në mënyrë që të konkretizohen fushat e bashkëpunimit.

Ndryshe, në këtë organizim prodhues nga Hungaria kanë prezantuar prodhimet  e tyre bujqësore, me ç’rast biznese nga ky vend dhe ato nga Kosova kanë realizuar takime me qëllim të bashkëpunimit të ndërsjelltë, duke hapur kështu shtigje të reja për investime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)