26 Prill 2024

Konstituohet Grupi i Deputetëve të Gjelbër të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 16 prill - Sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës u konstituua Grupi i Deputetëve të Gjelbër.

Kryesuese e grupit u zgjodh deputetja Mimoza Kusari-Lila, ndërsa zv/kryesuese Sala Berisha-Shala dhe Fatmire Kollçaku.

Në mbledhje, u shpalosën misioni, vizioni, objektivat si dhe qasja dhe metodologjia e punës në Grupin e Deputetëve të Gjelbër.

Po sot, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Tokës, Grupi i Deputetëve të Gjelbër mbolli një fidan në oborrin e Kuvendit. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)